12.5 C
Tirana
24 / 11 / 2026

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është prononcuar për mediat pas përjashtimit të deputetes Elisa Spiropali nga grupi parlamentar socialist.

Balla u shpreh se çështjet e disiplinës së brendshme të PS-së nuk janë objekt diskutimi me mediat, ndërsa theksoi se vendimmarrja është marrë në përputhje me statutin dhe rregulloren e partisë. Ai deklaroi se dokumentacioni për këtë vendim do t’i vihet në dispozicion Kuvendit.

“Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në dispozicion Kuvendit në lidhje me këtë vendimmarrje të Asamblesë, që në zbatim të rregullores u njoftua sot edhe në grupin parlamentar. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar mua më vjen shumë keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Ka një nen, neni 28, janë çështje të organizimit të brendshëm”.

I pyetur nëse do të komunikojë me Elisa Spiropalin pas këtij vendimi, kreu i grupit parlamentar të PS-së u përgjigj: “Pa dyshim, unë komunikoj me të gjithë deputetët e Kuvendit”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x