Kryebashkiakët e Taorminës dhe Santa Teresa di Riva, Cateno De Luca dhe Danilo Lo Giudice, janë përfshirë nga një valë anormale teksa po transmetonin drejtpërdrejt në Facebook situatën e motit të keq.
Për të treguar nga afër fuqinë e dallgëve të forta që prej ditës së martë po godasin me intensitet bregdetin jonian të Sicilisë, dy drejtuesit vendorë ishin zhvendosur në shëtitoren e Santa Teresa di Riva.
Në momentin që kamerat po fokusonin detin e trazuar, një valë e papritur i ka surprizuar dhe përfshirë të dy kryebashkiakët. Videoja është publikuar më pas nga vetë Cateno De Luca në rrjetet sociale, i cili ka apeluar qytetarët të shmangin rrezikun.
“Mos bëni atë që bëmë ne. Qëndroni larg shëtitoreve dhe përrenjve. Në Santa Teresa, disa orë më parë, u përfshimë nga një valë teksa, së bashku me kryebashkiakun Danilo Lo Giudice, po tregonim drejtpërdrejt pasojat e shkaktuara nga cikloni Harry”, shkruan De Luca.
- Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë - 22/01/2026
- Franca e dyzuar për bojkotin e Botërorit 2026 edhe pse prej ditësh shënjestrohen nga presidenti Trump…Ministria: Për momentin nuk e mendojmë… - 22/01/2026
- Përmbytje kaotike në Athinë, një grua shpëtohet në minutën e fundit nga rrebeshet në Ano Glyfada - 22/01/2026