Gjatë mbrëmjes së djeshme kur Luizi dhe Kiara “kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë” , Amos Zaharia dhe Dea Mishel po bluanin në mendjen e tyre skenare kundër çiftit.
Teksa Luizi ishte duke djegur shaminë Amos nga larg u shpreh: “ishalla merr flakë i tëri, ishalla pishina është e mbushur me benzinë”. Më pas ai i tha Deas se nuk do të bëjnë asgjë që është kundër të qenurit njeri i drejtë, por do të vënë në dukje disa gjëra të cilat sipas tyr janë false.
Më pas e pyet Dean “nëse do ta vazhdojnë nga çifti”, duke iu referuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Mishel i përgjigjet që nuk i njeh dhe ” e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq”.
Pjesë nga biseda:
Amos: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht
Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim
Amos: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë
Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë
Amos: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj.
- Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12% - 12/11/2026
- Jo Rama, as Berisha por maskat! - 12/11/2026
- “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë - 12/11/2026