7.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

(VIDEO)/ Fishekzjarre, flakadan dhe bori makinash poshtë hotelit të Milanit! Tifozeria e Napolit nuk “përmbahet”

Nata e para ndeshjes së madhe të “derbit italian” në Champions ka qenë e ndezur sepse tifozeria napolitane ka pritur Milanin me kore të turpshme, vërshëllima, duke përndjekur autobusin. Skuadra kuqezi nuk ka shkuar fare në stadium për xhiron e zakonshme të fushës por ka preferuar të qendrojë në hotel, duke u blinduar. Në konferencë për shtyp kanë dalë vetëm Kjaer dhe Pioli, gjithë të tjerët në hotel…

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për ndeshjen e kthimit çerekfinale eshtë shumë afër dhe tashmë ka nisur numërimi mbrapsht. Sipas asaj që eshtë mbledhur nga redaksia e MilanNews.it, kanë qenë të shumtë tifozët napolitante të vendosur poshtë hotelit ku po kalon natën skuadra e Milanit, hotel “Vesuvio”.

Edhe pse policia ka kaluar disa herë, nuk i ka shpërndarë dhe është dukur si palë me ata në fakt… Mbështetësit napolitan kanë kënduar edhe disa thirrje fyese kundër Paolo Maldinit dhe Theo Hernandez-it, konkretisht “Maldini njeri m*ti” dhe “Theo Hernandez bir k*rve” dhe “Brenda dhomave, hajde të hymë brenda dhomave të tyre”. Gjeste vërtet të pahijshme që vijnë direkt pasi i uruan vdekjen Theo Hernandezit…

Kujtojmë që ditën e neserme në Maradona Stadium do të jenë edhe 2500 tifozë të Milanit, përfaqësuesit e Curva Sud, që pas mesditës do të udhëtojnë drejt qytetit jugor të Italisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x