Analisti Flogert Muça, deklaroi se tashmë ka rënë miti i të pakorruptuarit nga Albin Kurti.
“Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe që e kanë thirrur në prokurori, të paktën kështu thotë edhe avokati. Por ajo që më bie ndesh është reagimi agresiv i Vetëvendosjes ndaj drejtësisë, nuk i bën nder Albin Kurtit. Janë të irrituar sepse shkojnë pas mitit, por ky mit ka rënë. Janë 4 persona që akuzohen për miliona euro. Politikisht Albin Kurtit i ka rënë miti i të pakorruptuarit. Referuar Prokurorisë, njerëzit e tij më të afërt janë tërësisht të korruptuar. Nepotizimi në qeverisjen e Albin Kurtit është në ato nivele që s’ka ndodhur kurrë. Momenti kur ai do shkoj në prokurori është problemi. Ka shpërthyer pisllëku. Skandalet që kanë bërë janë të hapura fare.”, tha Muça.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026