Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij u ka kursyer shqiptarëve 620 milionë euro përmes shërbimeve online, që dikur merreshin në zyrat e shtetit.
Komentet Rama i bëri në platformën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale ku bashkëbisedon drejtpërdrejt me qytetarët dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Rama tha gjithashtu se vetëm ai dhe Partia Socialiste mund ta bëjnë hapin e fundit për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian, prandaj kërkoi votën e shqiptarëve në 11 maj.
“Vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Askush tjetër. Nuk mund të ma thuash ti mua që administrate shqiptare është Somaleze. Sepse 95 % të shërbimeve ti i merr nga telefoni.
Dhe 620 milionë euro i janë kursyer shqiptarëve nga 1001 shërbime online. 33 milionë euro u janë kursyer shqiptarëve që merrnin shërbime nga jashtë.
Për një certifikatë duhet të vinin këtu. Sot i marrin që andej, nga Australia. Ka probleme, sigurisht që ka probleme, por ku e ku me ç’ishte edhe një hap larg Bashkimit Europian”, tha mes të tjerash Rama.
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026