8.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

Vendimi i KAS: Të vendoset emri i Metës në fletën e votimit, dhe jo emri i Berishës

KAS ka vendosur që në fletën e votimit të vendoset emri i Ilir Metës dhe jo i Sali Berishës.

‘KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të Bashkë Fitojmë.’– njofton KAS.

Partia e Lirisë, si drejtuese e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit. Pas kërkesës së PL për të vendosur Berishën si drejtues të koalicionit, pritet vendimi i KAS.

Pra KAS ka vendosur që në fletën e vetmit të vendoset emri i Ilir Metës, dhe jo i Sali Berishës. KAS diskutoi sot çështjen e PD-së e cila kërkonte që në fletën e votimit të jetë emri i Ilir Metës përbri koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x