13.5 C
Tirana
24 / 02 / 2024

Ushtria e Kievit merr nën kontroll 3 vendbanime në rajonin Donjeck dhe në jug! Pro-rusët në Kherson: Pezullohet mbajtja e referendumit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi gjatë mbrëmjes se  tre vendbanime në rajonin e Donjeck-ut dhe në jug të Ukrainës janë çliruar.

Duke folur në video-mesazhin e tij të zakonshme të mbrëmjes, udhëheqësi ukrainas nuk specifikoi se cilat vendbanime janë.

“Kishte një lajm të mirë. Dhe sot dua të falënderoj ushtarët e batalionit 63 të brigadës së 103-të të mbrojtjes tokësore, të cilat siguruan rezultatin në rajonin e Donetskut, vendbanimi u çlirua”. Për Zelensky, brigada e 54-të në drejtim të Lysychansk-Siversk gjithashtu bëri përparim.

“Dua të përmend edhe batalionin 42, falë veprimeve të tij heroike u çliruan dy vendbanime në jug të vendit tonë”, shtoi ai.

Për Ukrainën, negociatat me Rusinë janë të mundshme vetëm me kushtet e Kievit.

“Ju kujtojmë edhe një herë, negociatat janë të mundshme, por vetëm në kushtet e Ukrainës, pas kthimit të territoreve dhe eliminimit të enklavave kriminale”, kështu  tha Këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak.”

Moska ka pezulluar planet  për një referendum mbi aneksimin e Ukrainës jugore, në rajonin Kherson.

“Për shkak të ngjarjeve aktuale, besoj se do të bëjmë një pushim për momentin”, kështu deklaroi kreu i administratës pushtuese ruse në Kherson, Kiril Stremooussov në televizionin publik rus Rossiya 

“Ne ishim gati për votim, donim të organizonim referendumin së shpejti, por për shkak të ngjarjeve aktuale mendoj se do të bëjmë një pushim për momentin”, shtoi ai.

Ekspertët e IAEA-s (Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike)  vazhdojnë inspektimin në centralin bërthamor të Zaporzhzhias,  ndërsa një nga dy reaktorët që funksionon normalisht në termocentralin bërthamor  në territorin e kontrolluar nga Rusia, është ndalur sepse ka nevojë për riparime në linjat e transmetimit të tensionit të lartë.

“Një njësi është duke punuar për momentin. U vendos që të mbyllej një reaktor për të lejuar riparimet e linjave të tensionit të lartë, ndërsa njësia tjetër vazhdon të funksionojë”, tha Volga. Nivelet e rrezatimit në fabrikë janë normale, tha Kreu i administratës së përkohshme të Energodar, Alexander Volga për Interfax.

/aleka

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x