Pas zgjedhjes së tij si Avokat i Popullit në seancën maratonë të mbrëmjes së enjtes, ka reaguar Endrit Shabani.
Në një postim të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Shabani shprehet i surprizuar jo vetëm për faktin që u zgjodh ai në këtë pozicizion të rëndësishëm, por edhe për kundërshtitë që mori nga opozita, pavarësisht firmave që i kishin dhënë.
“Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.
Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.
Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.
E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.”, shkruan Shabani.
- Veliaj kërkon revokimin e vendimit të GJKKO: Masat ndaj meje janë trajtim poshtërues, kërkoj shtyrjen e procedurës - 12/12/2025
- Me 81 vota pro dhe 16 kundër, miratohet buxheti për vitin 2026, ja çfarë parashikohet - 12/12/2025
- U zgjodh Avokat i Popullit, Shabani: I befasuar me opozitën, në fillim më inkurajuan dhe më pas më braktisën - 12/12/2025