10.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

U plagos nga policia greke teksa vidhte bankën, kush është 38-vjeçari nga Delvina

Identifikohet shqiptari që mbeti i plagosur gjatë një tentative të tij për të vjedhur një bankë në Greqi.

Ngjarja ndodhi në rrugën Palamidi në Colonos. Mësohet se shqiptari i plagosur është Elton Thoma Zoto, 38 vjeç nga Delvina.

Siç raportuan mediat greke, shqiptari u plagos me pistoletë nga një polic.

Sipas mediave greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë dhe tentoi të plagosë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin./javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x