Al Jazira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin, për transferimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili raporton se marrëveshja parashikon një huazim me vlerë 2 milionë euro, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh.
Ky opsion do të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje.
Detajet përfundimtare të transferimit ende nuk janë përcaktuar, ndërsa palët po diskutojnë edhe kushtet personale të kontratës me futbollistin.
Sipas Romanos, Asllani i ka hapur derën transferimit te Al Jazira, duke bërë të mundur avancimin e negociatave mes dy klubeve.
Nëse marrëveshja përfundimtare arrihet, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të largohej nga Interi për të nisur një aventurë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe.
- Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare - 25/08/2026
- “U kry zemër, mos ta nin”/ I premtoi 2 mijë euro për publikimin e materialeve në emisionin ‘Pa Rrotlla”, prokuroria zbardh bisedën mes Shehollit dhe gazetarit Milaim Zeka - 25/08/2026
- “Tym i bardhë” nga Emiratet, Interi arrin marrëveshjen për transferimin e Asllanit te klubi arab, ja sa do përfitojë! - 25/08/2026