11.9 C
Tirana
24 / 11 / 2026

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

Ka nisur zbatimi i masës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, për ndalimin e daljes jashtë vendit, për të gjithë ata persona që dyshohet se kanë kryer akte dhune gjatë protestave.

Një 21-vjeçari i është ndaluar të udhëtonte drejt Greqisë, me arsyetimin se për të rezulton një njoftim në sistemin e të dhënave. Aktualisht nuk jepen shpjegime të mëtejshme mbi rastin.

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për

Edhe pedagogu dhe aktivisti Ermal Hasimja denoncoi se ishte ndaluar në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit të pasaportës. Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja deklaron se policja që po kryente kontrollin e pasaportave nuk e njohu, por konstatoi diçka në sistemin e policisë. Pas kësaj, ai u shoqërua në zyrën e shefit të turnit, i cili i shpjegoi se situata mund të kishte lidhje me protestën.

Hasimja ngre dyshime se ndalimi mund të ketë qenë pjesë e identifikimit dhe presionit ndaj protestuesve, përmes kërcënimit me ndalimin e daljes jashtë vendit. Si një shpjegim të dytë, ai përmend verifikimin nga policia të personave që kanë detyrim paraqitjeje dhe që mund të tentojnë të largohen nga Shqipëria.

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për

Reagimi i plotë i Ermal Hasimjas:

Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi. Dy opsione të mundshme për mendimin tim:  

1. Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.   

2. Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”).  

Nga ana tjetër, kujtojmë se ishte kryeministri Edi Rama që paralajmëroi se atyre protestuesve që kryenin akte dhune gjatë tubimeve, do u ndalohej hyrja në vendet e Bashkimit Europian.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x