16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

“Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku” – Edit Harxhi përplaset me Bardhin: S’keni bërë asnjë aksion për të liruar Berishën

Edit Harxhi është përplasur me kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD.

Ajo ka kritikuar listën e drejtuesve politikë të qarqeve, duke theksuar se është turp që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese grua.

Edit Harxhi: Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp.

Ajo akuzoi dhe Gazment Bardhin se s’kanë bër asnjë aksion për lirimin e Berishës.

Edit Harxhi- Bardhit: Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x