15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Trump mbërrin në Nju Jork, përballet sot në gjykatë me akuzat

Ish-presidenti amerikan Donald Trump udhëtoi me avionin e tij nga aeroporti i Floridës drejt Nju Jorkut, ku këtë të martë do t’i bëhen të ditura akuzat penale.

Republikani 76-vjeçar, njëherësh Presidenti i parë në historinë amerikane që ngarkohet penalisht, do të akuzohet zyrtarisht për pagesën që ia ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Në pamjet e transmetuara nga agjencia e lajmeve Reuters shihet  Donald Trump duke u larguar nga shtëpia e tij në Mar-a-lago të Floridas.

“Departamenti i korruptuar nuk ka shans”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar gjykatës në Manhatan që po merret me rastin e tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x