Shtëpia e Bardhë është zyrtarisht në epokën e saj të “ridekorimit” dhe sigurisht, gjithçka duket të përqendrohet rreth vetë presidentit Donald Trump.
Nëse ju kujtohet, në fillimin e presidencës së tij, Trump e kishte varur një fotografi të tij në kornizë pak jashtë Zyrës Ovale, raportojnë mediat e huaja.
Epo, së fundmi, Shtëpia e Bardhë po përballet me reagime për zhvendosjen e portretit zyrtar të presidentit Barack Obama për t’i lënë vend një pikture të bazuar në foton famëkeqe të tentativës për vrasje të Trumpit.
Llogaria e Shtëpisë së Bardhë në X postoi një klip tashmë viral të pikturës me mbishkrimin: “Disa vepra të reja arti në Shtëpinë e Bardhë”.

Siç raportohet, piktura e Trumpit tani është në vendin që është “tradicionalisht i rezervuar” për portretet më të fundit zyrtare presidenciale. Megjithëse kjo është traditë, presidenti aktual mund të sugjerojë “lëvizjen e gjërave”, gjë që Trump me sa duket e ka bërë.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026