34.1 C
Tirana
14 / 07 / 2026

“Trump, e mundur të vritet”/ Bolton: Irani po komploton që kur SHBA vrau Qasem Sulejmanin

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton beson se një komplot për vrasjen e Donald Trump është i mundur. Në një prononcim për mediat amerikane Bolton beson se plani iranian po analizohet nga Garda Revolucionare që nga koha e vrasjes së ish-gjeneralit të lartë Qassem Sulejmani në vitin 2020.

“Edhe pse është e vështirë për ta gjykuar, por për mua është shumë e besueshme. Dua të them se një nga problemet me të cilën përballemi atje, ka të bëjë me faktin se atje nuk ka një qeveri funksionale. Dhe është shumë e rrezikshme situata. Ata nuk kanë kontrollin e armëve që po përdoren kundër vendeve të gjirit. Garda Revolucionare ka në dorë mjetet për prodhimin e armëve bërthamore dhe jo civilët. Janë ata që po komplotojnë kundër jetës së Donald Trump.

Është plotësisht e mundur që ose Garda Revolucionare, ose Ministria e Informacionit dhe Sigurisë, të vazhdojnë të thurin plane për vrasjen e Trumpit. Më duhet të theksoj se ky komplot vjen i organizuar që nga vrasja e gjeneralit të lart Iranian Qassem Sulejmani. Unë dyshoj se sot lista e eliminimeve shkon përtej Donald Trump. Më lejoni të them diçka për sa i përket inteligjencës izraelite. Edhe pse ata besojnë se ka një raport inteligjence për vrasjen e Presidentit Amerikan, duhet të them se çdo informacion kalon nga inteligjenca amerikane. Nuk besoj se një qëllim për vrasjen e Trump do ta bënte Trump të lëvizte me një avion të Katarit dhe jo Boeingun e famshëm”. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x