12.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Transport falas? Alimehmeti: E bëjmë në kohë reale; Minxhozi: Premtim që tenton ta eliminojë kundërshtarin me tek plumb

Emisioni “Real Story” nga Sokol Balla ka trajtuar sonte garën për bashkinë e Tiranës.

Duke u ndalur tek premtimet e Belind Këlliçit, për transport publik falas, nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku tha se transporti sot paguhet pëermes taksave.

“Falas do të thotë që përdoruesit nuk paguajnë. Pra merret nga taksat abuzive. Një pjesë e madhe e linjave u zgjat për të kapur territorin e plotë të Tiranës. Sërish me modalitetin ekzistues është në fundin e tij, ndaj duhet të kalojmë në modalitet të transportit masiv” – tha ai.

Ndërkohë Ilir Alimehmeti u shpreh se transporti falas do të realizohet duke kthyer një pjesë të parave të abuzuara në të mirë publike.

“Transporti falas e sigurtë është që bëhet në më pak se 8 vite. Kohë kjo që PS e kishte ne dispozicion deri më sot. Ne do ta sigurojmë në kohë reale, në më pak se gjysmën e kohës që ka pasur PS” – tha Alimehmeti.

Ndërkohë, sipas analistit Skënder Minxhozi, me premtimin për transportin falas Belind Këlliçi ka dashur të ‘eliminojë me një plumb’ kundërshtarin, por ka humbur fokusin tek çështjet e tjera të Tiranës.

“Do doja të shihnim një bilanc. Sa efektive janë korsitë e biçikletave në Tiranë. Jemi i vetmi vend në Europe pa një rrjet hekurudhor. Mobiliteti është sfida më e madhe e Tiranës” – tha Minxhozi në ‘Real Story’.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x