11.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Transferohen në Tiranë Fredi Beleri dhe dosja e tij, hetimet do t’i zhvillojë SPAK

Pamjet e arrestimit pak pas mesnate të kandidatit të koalicionit opozitar në Bashkinë e Himarës Fredi Beleri u përhapën shpejt në rrjet. Së bashku me të, Policia e Vlorës shoqëroi avokatin e tij si dhe dy bashkëpunëtorë të shtabit elektoral të Belerit.

Sipas të dhënave të policisë së Vlorës, arrestimi i Belerit, është bërë pasi ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, parashikuar nga neni 328 i kodit penal. Se bashku me Belerin policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokoveshi për të njëjtën akuzë, ndërsa avokati u lirua disa orë pas shoqërimit.

Sipas policisë Beleri dhe Kokoneshi kane premtuar dhe dhënë shuma monetare me qëllim blerjen e votës. Ndërkohë disa nga personat e pyetur nga Policia e Vlorës kanë pranuar se u ishin premtuar lekë në këmbim të votës.

Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore. Ndërsa pritet transferimi i tij por edhe i dosjes penale në Tiranë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x