Telekomi i Kosovës të martën, ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Ky sulm është bërë shkak që të bien shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit.
“Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për KOHËN, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.
Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS. Por kryeministri Edi Rama të dielën ka thënë se sulmuesit nuk ia kanë arritur qëllimit dhe sistemet e pikave kufitare janë në punë.
Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi./Burimi: Koha.net
- Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video) - 11/09/2026
- Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat - 11/09/2026
- Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë - 11/09/2026