Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
“Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, njoftoi AMP këtë të mërkurë.
Arrestimi i gardistit erdhi pas një kontrolli të kryer nga policia në automjetin e tij. Aty iu gjet një pistoletë që e kishte pa leje. Po ashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.
“Hetimet po vijojnë dhe materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njoftoi AMP.
Pas këtij lajmi, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhët e Gardës.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026