Nga Monika Stafa
Në gjuhën malazese, qyteti i vogël bregdetar i Tivatit është i njohur me të njëjtin emër, Tivat. Ndërsa në epokën veneciane ai njihej si Teodo.
Po për herë të parë ai është përmendur në burimet arkivale të Kotorit që në shek. e 14, me emrin Teude, Theode ose Theudo. Dhe burimet thonë se i referohen pikërisht mbretëreshës ilire TEUTA, e cila mbretëroi në këtë rajon në shek. 3 -të para Krishtit.
Mbretëresha Teuta kishte një rezidencë në Risan në gjirin e Kotorit dhe një tjetër ku qendronte gjatë verës në veri të Teudosit ose Tivatit të sotëm.
Por emri i qytetit ka dhe shpjegime të tjera.
P.sh. një prej tyre është se fjala Tivat rrjedh nga greqishtja Theiodos, që dmth Rruga e Zotit.
Ka dhe të tjera shpjegime, p.sh., edhe më të thjeshta; emri mund të rrjedhë nga fjala kelte touto, që dmth qytet.
Thonë se historinë e shkruajnë fitimtarët. Por ata nuk janë të përjetshëm. Fitimtarët lëvizin nga epoka në epokë. Duke pasur frikë se një ditë atyre ju del e vërteta e nënshkruajnë historinë sipas versionit të tyre e megjithatë të vërtetën nuk e zhbëjnë dot.
Ajo vërtet e bën xhiron më të gjatë se gënjeshtra rreth botës, vonon jo pak madje me shekuj dhe vite.
Por në fund një ditë sigurisht ajo vjen.
Une e vizitoj këtë vend çdo vit. Dhe nuk kam ç’them sa rehat ndihem në bregdetin e tyre. Por ama më duhet ta pranoj sa herë shijoj një akullore mbushur me vishnjen e tyre e mendoj gjithmonë se diku këndej në një kohë tjetër, me mbretëreshën TEUTË duhet të jem takuar.
Dhe jo vetëm për të mbledhur vishnjet e kësaj toke por dhe për ca punëra të tjera që gra të mençura si NE nuk i themi dot😉.
A keni dhe ju të njëjtën ndjesi?

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026