Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protesta për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe.
Në një postim në rrjetet sociale ai,ka publikuar vargje nga poema “Gjuha Shqype” e poetit Gjergj Fishta.
Ndër vargje që theksohet rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.
Ndërkohë kujtojmë që studentë dhe organizata të ndryshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar protesta lidhur me çështje që prekin statusin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Produkti politik që po identifikohet me protestën - 22/07/2026
- 34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale - 22/07/2026
- Omar Yaghi, refugjati nga Omani, kimisti i nderuar me Nobel, që po shuan etjen globale me ujë të nxjerrë nga ajri i thatë - 22/07/2026