21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Thuhet se janë arratisur, udhëheqësit rusë hedhin poshtë aludimet: Putin dhe Medvedev ndodhen në Kremlin në krye të detyrës

Nisur nga situata kaotike e krijuar në Rusi, lajmi për arratisjen e zyrtarëve të lartë të Rusisë pasi grupi mercenar Wagner i shpalli luftë Moskës ka qarkulluar me shpejtësi.

Ndërkohë që vazhdon përshkallëzimi i mercenarëve të Wagner dhe liderëve rusë , thashethemet për arratisjen e disa zyrtarëve, përfshirë nënkryetarin e Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev janë hedhur poshtë nga një deklaratë e zëdhënësi të ish-presidentit.

“Medvedev, ndihmësit e tij dhe sekretariati janë në punët e tyre dhe po kryejnë detyrat e tyre,” u tha gazetarëve zëdhënësi i ish-presidentit, siç raportohet nga agjencitë ruse.

Zëdhënësi i Vladimir Putin siguroi gjithashtu se presidenti është në punë në Kremlin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x