6.5 C
Tirana
20 / 01 / 2026

Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD & etj

Nga Eduard Zaloshnja

Duke ekstrapoluar statistikisht rezultatet e sondndazhit të fudit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se sot koalicioni i PD-së ka zbritur në kuotën e 54 votave brenda vendit për çdo 100 vota të PS-së (dmth, votat e PS-së janë sot pothuaj sa dyfishi i votave të koalicionit të PD-së). Kurse partitë e tjera të vogla kanë zbritur në 11 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm). 

Vetëm tetë muaj më parë, koalicioni i PD-ASHM mori brenda vendit 66 vota për çdo 100 vota të PS-së. Kurse partitë e vogla morën 26 vota për çdo 100 vota të PS-së. 

Si rezultat, PS-ja siguroi në maj plot 82 mandate parlamentare nga votat e këtushme dhe 1 tjetër (në Qarkun Vlorë) prej votave me postëtë emigrantëve. Ndërkohë, koalicioni i PD-së mezi siguroi 50 mandate, kurse partitë e vogla siguruan gjithsej 7 mandate.

Katër vjet më parë, kur pjesëmarrja e zgjedhësve të këtushëm ishte goxha më e madhe, hendeku i votave dhe i mandateve mes PS-së dhe PD & etj ishte fare i ngushtë (atëherë opozita udhëhiqej zyrtarisht nga Basha).

Duke përmbledhur, teksa pjesëmarrja në zgjedhje brenda vendit bie, votat për PD & etj vazhdojnë rënien me ritme shumë më të theksuara.

Si rezultat, nëse zhvillohen zgjedhje sot, PS-ja mund të sigurojë mëshumë mandate parlamentare se sa mori vjet, ndërkohë që PD & etj mund të sigurojnë edhe më pak se sa morën vjet.

*Votat e janarit bazohen në rezultatet e dy sondazheve të fundit

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x