19.9 C
Tirana
12 / 06 / 2026

“Tetori rozë”, Manastirliu: Terapi falas për çdo grua e prekur nga tumori i gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollet periodike që gruaja duhet të bëjë me qëllim parandalimin nga prekja prej tumorit të gjirit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë një aktiviteti ndërgjegjësues në Sheshin Skënderbej “Vrapo për Jetën”, u shpreh se në tetor shërbimi për mamografinë ofrohet edhe pasdite, edhe të shtunën.

Sipas saj, duhet që çdo grua të dijë që mamografitë e lëvizshme janë kudo në Shqipëri për të kryer diagnostikimin kundër kancerit të gjirit.

Në aktivitetin e organizuar në Sheshin “Skënderbej”, ishin vendosur dhe 2 pajisje mamografie të lëvizshmme për të gjitha gratë mbi 40-vjeç që duan të diagnostikojnë gjirin, nëse janë apo jo të prekur nga tumori.

Në aktivitet merrnin pjesë personalitete të politikës dhe diplomacisë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, ministre të kabinetit qeverisës, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim si dhe mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetësisë.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë. Në Shqipëri u diagnostikuan 714 gra me kancer gjiri gjatë vitit të fundit.

Sipas të dhënave të ISHP janë më shumë se 5 mijë gra që sot jetojnë me kancer gjiri në vendin tonë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x