27.5 C
Tirana
17 / 04 / 2026

Teodor Keko, gjeni i lirisë

“Ai iku nga kjo botë si sot 21 vjet më parë. Me po atë lehtësi e shpërfillje që jetoi gjithë jetën e tij. Me buzëqeshjen që s’e ndau kurrë dhe me shakatë që ishin një fshikullim për çdo fallcitet në këtë botë. Teodor Keko ishte një qytetar i vërtetë. Qytetari i fundit që Tirana e viteve ‘80 – të i la trashëgim Tiranës së pas 1990.

Një njeri që e jetoi jetën si desh. Me po atë pasion dhe me po atë shpërfillje ndaj çdo pushteti që njerëzit e tjerë i impresionon. La pas një vepër mahnitëse. Me tregimet dhe poezitë e tij. Por askujt më shumë se sa atij nuk i shkon ajo shprehja e Oskar Uajd: “vetëm talentin derdha në veprën letrare. Gjenialitetin në jetë”.

Keko ishte vërtet një gjeni i lirisë. Një njeri që e donte atë shumë. Një qytetar që i mungon kësaj shoqerie. Një njeri që iku nga kjo botë duke përqeshur çdo gjë fallco, madje duke bërë shaka edhe me sëmundjen që e mori me vete 21 vjet më parë. Qofsh i paqtë atje lart Dori vogël.” – shkruan në rrjetin e tij social Facebook gazetari Blendi Fevziu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x