13.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Tensionet Kosovë-Serbi, Vuçiç dërgon shefin e ushtrisë në kufi

Franc 24 shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka dërguar të dielën mbrëma, shefin e ushtrisë drejt kufirit me Kosovën.

Lajmi u konfirmua edhe nga vetë gjenerali Milan Mojsilovic, në një intevistë për kanalin lokal të lajmeve, Pink TV.

“Situata atje është e ndërlikuar dhe komplekse,” tha shefi i ushtrisë serbe.

 “Kërkon në periudhën e ardhshme praninë e ushtrisë serbe përgjatë vijës administrative”, tha ai, duke përdorur termin që Beogradi përdor për kufirin me Kosovën.

Gjenerali shtoi se pas takimit me Vuçiç në Beograd, ai ishte rrugës për në Rashkë, një qytet rreth 10 kilometra nga kufiri me Kosovën.

“Detyrat që ka marrë ushtria serbe … janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht,” tha Mojsiloviç.

Kujtojmë se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit u shtuan pasi Kosova caktoi zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe më 18 dhjetor, ku partia kryesore politike serbe tha se do t’i bojkotonte ato.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x