21.5 C
Tirana
16 / 06 / 2025

Tensionet Iran-Izrael, sa e rrezikuar është Shqipëria? Analisti: Prania e muxhahedinëve na ekspozon ndaj rrezikut

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ngriti shqetësimin për pasojat që mund të ketë në Shqipëri nëse përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit merr përmasa më të gjera.

Sipas tij, prania e opozitës iraniane në territorin shqiptar mund të na vendosë në shënjestër të rreziqeve të jashtme.

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit, për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët e regjimit të Iranit. Muxhahedinët strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit, dhe prej andej ata ishin përfshirë edhe në aktivitet kibernetik ndaj regjimit të Teheranit.

Leka theksoi gjithashtu se konflikti aktual ka si bazë garën për kontrollin e uraniumit dhe frenimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani, duke paralajmëruar se zhvillimet mund të ecin më shpejt se sa parashikimet ndërkombëtare.

“Tani duhet të kërkojmë ku ka ndonjë bunker. Jemi padyshim të rrezikuar për shkak se kemi dhe opozitën iraniane këtu. Duket që Ali Khamenei, që është 80 e pak vjeç dhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me popullin. Dihet që lufta bëhet për uraniumin dhe të mos ketë armë bërthamore, kjo mund të çojë në atë që të bëhen më shpejt se sa planifikimi”, tha analisti.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x