Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria, në tentim e sipër për t’u ulur në qytezën Bukoba.
26 nga 43 personat në bordin e fluturimit “Precision Air” u shpëtuan fillimisht dhe më pas u dërguan në spital, shkruan BBC.
Dy pilotët i kanë mbijetuar rrëzimit dhe kanë folur me autoritetet lokale nga kabina, mirëpo autoritetet kanë thënë më vonë se të dy mund të kenë vdekur.
– Advertisement –
Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë duke tentuar të shpëtojnë personat që janë ende të bllokuar në aeroplan.
Deri më tani, si shkak për rrëzim të aeroplanit është përmendur moti i keq.