Investimet e huaja në vitin 2023 ishin 1.5 mld euro. Të dhënat e nxjerra nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se në raport me vitin 2022, fluksi i parave të investuara në vendin tonë është rritur me me 120 mln euro.
Vetëm në tremujorin e fundit të vitit investimet e huaja arritën 402 milionë euro, nga 388 milionë euro që ishin në te njëjtin tremujor të vitit 2022.
Sipas industrive, vëmendja më e madhe e investitorëve është përqendruar në pasuri të paluajtshme, sektor ky që po jep ndikimin më të madh në rritjen ekonomike të vendit.
Të ndara sipas shteteve, Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë listën për vlerën e investimeve në Shqipëri.
Kompanitë holandeze kanë investuar në vend 300 milionë euro, ndjekur nga ato italiane me 202 milionë euro dhe kompanitë turke 179 milionë euro.
Aktualisht qeveria po punon një kuadër të ri ligjor për investimet strategjike dhe ato të huaja, me qëllim që të ketë vetëm një ligj në fuqi që nxit investitorët të vijnë në vend dhe të fokusohen në sektorë të ndryshëm.