20.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Të emëruarit e rinj në Komisariatet e Pogradecit dhe Devollit

Lëvizje në Komisariatet e Pogradecit dhe Devollit. Zyrtarisht janë larguar nga detyra shefi i komisariatit tw Pogradecit Oltion Agolli si dhe ai i Devollit Besim Palamani, i pezulluar vetëm pak ditë më parë nga Drejtori i Policisë së Shtetit madhor Muhamet Rrumbullaku, pasi ndaj tij dhe shefit të rendit ka një akuzë për shpërdorim detyre.

Klodian Kondi është emri i ri i shefit të komisariatit të Pogradecit, ndërsa Kreshnik Alimadhi do të mbajë të njëjtën detyrë në komisariatin e Devollit.

Burime të siguruara thanë se gjatë këtyre ditëve priten edhe ndryshime të tjera në linjat drejtuese të komisariateve të qarkut të Korçës. Por deri tani nuk bëhet me dije se cilat komisariate do kenë lëvizje të rradhës.

Ajo çfarë dihet ka të bëjë me vendet vakante të shefit të krimeve dhe atij të rendit në komisartiatin e Devollit, të dy të larguar tashmë nga uniformat blu. Lëvizjet kanë përfshirë edhe komisariate të tjera të vendit që nga koha e ardhjes në krye të Policisë së Shtetit të Muhamet Rrumbullakut.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x