Taksa e pronës është bërë më e shtrenjtë në Tiranë. Detyrimi është rritur nga muaji shtator dhe familjet që pagujnë faturën e ujit mund të bëjnë dallimin me muajt parardhës.
Rritja në përqindje ndryshon nga njëra familje tek tjetra dhe nga njëra zonë kadastrale tek tjetra. Ajo është e lidhur me sipërfaqen e pronës dhe cmimin e referencës, i cili u rrit këtë vit nga 5 deri në 76%.
Për një familje në zonën e Freskut, detyrimi mujor për taksën e ndërtesës është rritur 40%, në zonën e Ali Demit 5% dhe në Unazë të re 76%.
Thënë ndryshe, në faturën e ujit, familja e parë do të paguajë nga 140 lekë, çmimin e rritur 200 lekë.
Detyrimi vjetor që do të paguajë kjo familje për taksën e ndërtesës do të jetë në vlerën e 2400 lekëve lekëve nga 1700 lekë që paguante më parë.
Taksa e pronës nuk ndryshon në asnjë prej bashkive të tjera, jashtë Tiranës. Ajo do të rishikohet për gjithë territorin në vitin 2026.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025