13.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Sveçla pas sulmeve në Veri: Të hiqen menjëherë barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas të shtënave të mbrëmshme në veri të vendit, duke thënë se lojërat e Vuçiçit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë.

Sveçla ka përmendur edhe raportimet e mediave serbe të cilat kanë raportuar se “në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës”.

“Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai (Vuçiç) kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Sipas tij, Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj« rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet.

“Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, ka apeluar ai.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x