Derisa të mësohet skuadra që do të pasojë Paris Saint-Germain si kampione e Europës, superkompjuteri i “Opta” ka bërë parashikimin e tij për ekipet që kanë më shumë gjasa të triumfojnë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit europian.
Surpriza është se Arsenali i Mikel Artetës kryeson listën e favoritëve. Skuadra angleze, e cila sezonin e kaluar arriti deri në finalen e Champions League ndaj PSG-së, vlerësohet me 20.9% mundësi për të fituar trofeun.
Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, me 19.4%, ndërsa Manchester City është i treti me 12.3%.
Sa i përket dy gjigantëve spanjollë, Barcelona renditet e katërta me 8.2%, ndërsa Real Madridpozicionohet në vendin e shtatë me 4.4%.
Në listën e 10 favoritëve gjendet edhe Paris Saint-Germain, kampionia në fuqi, e cila sipas Opta-s ka 7.1% shanse për të përsëritur suksesin.
10 favoritët sipas Opta
-Arsenal – 20.9%
-Bayern Munich – 19.4%
-Manchester City – 12.3%
-Barcelona – 8.2%
-PSG – 7.1%
-Liverpool – 6.1%
-Real Madrid – 4.4%
-Manchester United – 3.8%
-Inter – 3.6%
-Aston Villa – 2%
Një mungesë e rëndësishme në këtë renditje është Atletico Madrid, pavarësisht se stadiumi i skuadrës madrilene, “Metropolitano”, do të presë finalen e Champions League në qershorin e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një parashikim statistikor. Futbolli ka treguar vazhdimisht se favoritët nuk e kanë gjithmonë rrugën të garantuar drejt trofeut.
Tashmë fjalën do ta kenë skuadrat dhe lojtarët në fushën e lojës, ndërsa sezoni i ri i Champions League do të tregojë nëse parashikimet e superkompjuterit të Opta-s do të rezultojnë të sakta.
- Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista - 09/09/2026
- Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit - 09/09/2026
- “Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale - 09/09/2026