1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Sulmoi partitë e reja, Shabani replikon me Berishën: Do e mbash PD në opozitë edhe 40 vite! Ti po e ngroh Ramën, ne po i fusim mornicat

Endri Shabani i “Nisma Thurrje” ka replikuar me Sali Berishën, pasi ky i fundit sulmoi partitë e reja.

“Vazhdojnë sulmet nga fronti anti-perëndimit.

Ditën e djeshme, Berisha i tretë Para Erës Sonë, doli tek ballkoni i burgut dhe sulmoi forcat e reja.

Pasi votoi sistemin zgjedhor që dobëson opozitën;

pasi i votoi amnistinë që falte hajdutët e Ramës;

pasi i mori Ramës disa leje ndërtimi,

tha se “forcat e reja i bëjnë fresk Ramës, prandaj populli duhet të dallojë ‘opozitën e vërtetë’”.

Tani që atij i pëlqen opozita kjo dihet, se e ka mbajtur partinë e tij për 20 vite në opozitë dhe po përgatitet ta mbajë edhe 40 vitet e ardhshme.

Por sot ai na sulmon pikërisht ngaqë populli po e kupton se kush është pjesë e tavës, dhe kush kërkon realisht ta përmbysë tavolinën.

Prandaj edhe sondazhet tregojnë që njerëzit po largohen përditë nga supa e prishur e këtyre tre dekadave duke kërkuar ndryshimin e vërtetë, jo iluzionin e ndryshimit.

Por pa merak: kur të rinjtë të marrin pushtetin, Berisha do mundet të formojë koalicionin opozitar me Ramën. Me atë rast, nisur nga statusi i pensionistit, të dy do përfitojnë nga fakti që ne do kemi rritur pensionet.

E vetmja gjë që nuk po arrij të deshifroj është kjo akuza që ne i bëjmë fresk Ramës.

D.m.th në këto ditë dimri ky po e ngroh Ramën dhe ne po i fusim mornicat?! Se nuk po arrij ta kuptoj çfarë ka dashur të thotë autori”, shkruan Shabani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x