15.5 C
Tirana
12 / 05 / 2026

“Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian

Pedagogu Klementin Mile thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka bërë gafë të madhe duke sulmuar ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mile u shpreh se Berisha po sulmon indirekt Bashkimin Europian.

“Unë mendoj që zoti Berisha, ka bërë gafë të madhe me sulmin ndaj Gonzatos, sepse nuk po sulmon një individ, por po sulmon përfaqësuesin e BE këtu. Nuk po bien vetëm kredencialet e zotit Berisha, por gjithë PD, dhe pastaj edhe opozita, e pëson goditjen nga e gjithë kjo. A është PD, alternativë qeverisëse, a mund ta imagjinojnë shqiptarët për këtë gjë? Problemi i zotit Berisha është këtu, arrin deri diku të grumbullojë energji, por nuk fiton narrativën. Zoti Rama do fillojë të thotë, sikurse e ka thënë, është pakicë e zhurmshme. Ky është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Ramës, në një mandat të katërt. Zoti Rama mund të mbahet në këtë kontrast, unë jam stabiliteti, kurse kjo pakicë është destabiliteti. E fiton këtë narrativë pa u lodhur fare”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x