19.5 C
Tirana
06 / 11 / 2024

Sulm bërthamor?/ Ish kreu i CIA-s: Do të përgjigjemi duke eliminuar të gjitha forcat ruse në Ukrainë

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me aleatët e NATO-s, do të “eliminonin” forcat ruse në Ukrainë nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”, kështu deklaroi gjenerali në pension dhe ish-kreu i CIA-s, David Petraeus, duke folur për mediat amerikane.

Për Petraeus-in, fuqitë perëndimore duhet t’i marrin seriozisht kërcënimet e armëve bërthamore të Rusisë.

“Vetëm për t’ju dhënë një rast hipotetik, ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr një përpjekje kolektive të NATO-s që do të nxirrte çdo forcë konvencionale ruse që mund të shohim dhe identifikojmë në fushën e betejës në Ukrainë dhe gjithashtu në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi”, tha ai.

Ditën e sotme në Moskë, Parlamenti rus, Duma do të ratifikojë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në të cilat u zhvillua ajo që komuniteti ndërkombëtar e ka përcaktuar si një :referendum farsë”.

Kjo u bë e ditur nga presidenti i Dhomës së ulët të parlamentit rus Vyacheslav Volodin duke iu referuar rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, 18 për qind e territorit të përgjithshëm ukrainas.

Ushtria ruse në 24 orët e fundit ka lëshuar 11 raketa dhe ka kryer 10 sulme ajrore kundër mbi 35 vendbanimeve të Ukrainës.

“Në 24 orët e fundit pushtuesit kanë lëshuar 11 raketa dhe 10 sulme ajrore, ata kanë kryer. më shumë nga 65 bombardime me sisteme lëshimi të shumëfishta “Mlrs”. Më shumë se 35 vendbanime kanë pësuar sulme të armikut “, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x