5.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Steinmeier: Vijoni reformën në drejtësi, opozita dhe qeveria të punojnë përtej llogoreve politike

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri ka mbajtur një fjalim në Parlament, teksa është përqendruar kryesisht te rrugëtimi evropian i vendin tonë.

Steinmeier e vuri edhe theksin tek reforma në drejtësi, ku tha se duhet të çojmë përpara këtë proces.

Një mesazh e pati edhe për qeverinë e opozitën ku u kërkoi që të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE përtej llogoreve politike.

“Vazhdoni të punoni në luftën kundër pengesave, në sprapsjen e korrupsionit, vijoni reformën në drejtësi të inicuar dhe punoni përtej llogoreve mes opozitë dhe qeverisë, punoni së bashku.

Destiancioni i përbashkët më anëtarësimin në BE ja vlen në këtë përpjekje, ju mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë në këtë rrugë”, tha Steinmeier.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x