10.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Shuhen shpresat. Shqipëria humb me Ukrainën dhe përfundon e fundit në grup

Ekipi kombëtar i futbollit është mundur nga ekipi i Ukrainës me rezultatin 1-2, duke i dhënë fund ëndrrës kuqezi.

Do të mjaftonte vetëm një gol, pra një barazim që të dilnim të dytët në grup, por kjo nuk u bë e mundur.

Ekipi ukrainas shënoi dy gola që në dhjetë minutat e para. Në pjesën e dytë, golin për kuqezinjtë e shënoi Nedim Bajrami, por kjo nuk mjaftoi, pasi ukrainasit u mbrojtën mirë dhe ishin më të qetë në lojën e tyre. madje në minutën e dytë shtesë, mund të pësonim golin e tretë, në dy raste të njëpasnjëshme, por shpëtimtari qe portieri Strakosha.

Kështu, kuqezinjtë mbetën të fundit në grup, pasi vendin e parë e zuri Çeki, të dytin Ukraina, të tretin Gjeorgjia dhe të katërtin Shqipëria.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x