Superliga nuk do të nisë në datën 19 gusht siç ishte planifikuar, por me datë 26 gusht. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të kërkesës së shumicës së klubeve, për ta spostuar nisjen e kampionatit me 1 javë.
Për pasojë, një kërkesë e tillë ka gjetur miratimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Për këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar të gjitha klubet pjesëmarrëse të Superligës.
“Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 është shtyrë me një javë. Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht ndërkohë që pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë, e cila është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, është spotuar për më datë 26 gusht 2023 kur do të zhvillohet dhe java e parë. Lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet pjesëmarrëse në Abissnet Superiore”, thuhet në njoftim.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026