Një sasi eksplozivi ka shpërthyer dje në veri të Mitrovicës.
Dyshimet për hedhjen e lëndës shpërthyese erdhën pasi një qytetare atje u ankua në polici se iu është thyer xhami i lokalit, mëngjesin e së premtes.
Policia tha se dyshimet janë se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së ‘shok-bombës’.
Gjatë ditëve dhe javëve të fundit, serbët lokalë kanë hedhur disa shok-bomba në lokacione të ndryshme, madje edhe në objektin e KKZ-së të asaj komune.