Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre ka pohuar se videot e fundit që tregojnë presidentin amerikan Joe Biden duke u hutuar në ngjarjet publike janë manipuluar, duke i përshkruar ato si “falsifikime”.
Komentet e Jean-Pierre vijnë pasi disa video të Biden-it janë bërë virale në mediat sociale javët e fundit. Në njërën prej tyre, presidenti mund të shihet duke pasur probleme të ulet gjatë një ngjarjeje përkujtimore të Ditës D në Francë. Një numër komentuesish sugjeruan se lideri amerikan ishte “plotësisht i përhumbur”.
Një video tjetër tregoi Biden-in duke qëndruar së bashku me krerët e G7 në Itali duke parë një demonstrim me parashutë. Në një çast, presidenti i SHBA-së u largua nga grupi, përpara se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ta merrte për dore për ta drejtuar përsëri te anëtarët e tjerë.
Në një video tjetër nga një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Los Angeles me ish-presidentin Barack Obama, Biden u duk i ngrirë teksa po përshëndeste turmën. Më pas, Obama mund të shihej duke marrë Biden për dore dhe duke e përkëdhelur në shpinë ndërsa e nxirrte jashtë skenës.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026