4.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

“Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik”/ Studiuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla promovon librin në Korçë

Departamenti i Shkencave Sociale dhe Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë kanë organizuar një veprimtari promovuese të veprës “Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik” të studiuesit dhe publicistit Ndriçim Kulla.

Një vepër për të cilën autori thotë se i është dashur shumë kohë për ta realizuar.

Ky libër më tepër vjen si një zgjerim i punës si studiues dhe hulumtues i literaturës së mendimit shqiptar sidomos atij mendimi që ka qenë kryesisht i ndaluar nga sistemi komunist për arsye politike.

“Ky është një libër që nuk trajton thjesht dukuritë zakonore shqiptare, unë e quaj një dukuri mentalitetin juridik shqiptar”, është shprehur studiuesi Kulla.

Ky libër studimor për autorin vjen për të mbushur një hendek të thellë dhe për të dëshmuar përmes argumenteve dhe fakteve rendësinë e rregullimit të jetës së shqiptarëve përmes ligjeve dhe kanunit ndër vite.

Kjo veprimtari promovuese është zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në universitetin “Fan Stiljan Noli”, ku të pranishëm kanë qënë pedagogë, studentë e të ftuar të tjerë nga bota akademike të cilët e kanë cilësuar librin e Ndriçim Kullës, si një ngjarje të rëndësishme kulturore.

326918702_1310834336364110_1025084055576215472_n.jpg
“Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik”
326991826_1335778830600916_4389119499214943844_n.jpg
329100438_1202840453955287_5931667460416082907_n.jpg
“Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik”
326918702_1310834336364110_1025084055576215472_n.jpg
“Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik”
329035465_766716411540582_2717936203963531426_n.jpg
“Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x