14.5 C
Tirana
13 / 10 / 2026

“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë, për arritjet e saj, teksa sot mbyllen negociatat për kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, Kos u shpreh se anëtarësimi në BE është projekt kombëtar.

Sipas Kos, Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit para vitit 2030.

“Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës, falë punës së madhe të Shqipërisë po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare dhe kapitulli i 20 sjell përfitime reale për ta. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë ambicie për të mbyllur kapitujt deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por reformat duhet të vijojnë. Duhet që të përfshihen të gjithë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile. Anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar”, theksoi Komisionerja për Zgjerimin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x