Pas rastit të fitores së cështjes nga sh-prokurori Besnik Cani, në Gjykatën e Strasburgut, ky I fundit ka katër muaj kohë që t’u drejtohet institucioneve shqiptare për rihapje të çështjes.
Por kjo vendimmarrje u ka dhënë shpresë edhe 35 subjekteve të tjera, gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga KPA, që u gjykuan nga gjyqtari Luan Daci, emri i të cilit lakohet nga Strasburgu si një gjyqtar i zgjedhur pa ligj, sa kohë institucionet shqiptare nuk ishin në gjendje që të kontrollonin të kaluarën e tij.
Ekspertët e ligjit këmbëngulin fort se ata nuk fitojnë nga vendimi i Strasburgut pasi secili prej tyre duhet t’i drejtohet me një kërkesë individuale gjykatës europiane dhe këtë e thotë Aurela Anastasi, eksperte kushtetuese dhe ish-eksperte e nivelit të lartë e reformës në drejtësi. (TCH)