Dy vëllezër të cilët shpërndanin doza kokaine në Tiranë janë arrestuar ditën e sotme.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Tabacchino”, në pranga kanë rënë shtetasit D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç,
në një tabakino, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Sekuestrohen doza kokaine, një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit.
- Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori - 09/11/2026
- Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç - 09/11/2026
- Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael - 09/11/2026