Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës Agim Kajmaku është liruar nga qelia në Itali. Mësohet se ai ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos.
Gjykata ka deklaruar gjithashtu se pafajësinë e ka marrë edhe nipi i Kajmakut, shkruan news 24.
Kajmaku u akuzua se u kap me 20 kilogramë kokainë në vendin fqinj. Mediat italiane bënë të ditur në atë kohë se Kajmaku është arrestuar më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali.
Ish-kryebashkiaku i Vorës akuzohej se e kishte fshehur drogën në vazo me lule. Droga e sekuestruar dyshohet se kishte vlerën e 1 milionë eurove.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026