Michelle McNamara e shkroi librin e saj bestseller “Do kem humbur në errësirë” e nxitur nga dëshira për të kapur vrasësin e mbiquajtur “Golden State Killer”. Si shumë shkrimtarë të tjerë para saj, McNamara donte që puna të saj t’u jepte përgjigje pyetjeve, të zbulonte fytyrën pas maskës së monstrës që terrorizoi Kaliforninë me vrasje e përdhunime për një dekadë të tërë. Më në fund vrasësi u kap. McNamara, e cila ndërroi jetë disa vite më parë, u bë një nga shkrimtaret që ndihmoi në zbardhjen e një çështjeje kriminale.
– Falë punës këmbëngulëse të stafit të gazetës “The Boston Globe” u zbuluan skandalet seksuale që tronditën kishën katolike. Vite të tëra investigimi nga ana e gazetarëve zbuluan jo vetëm raste të tmerrshme abuzimi seksual të priftërinjve ndaj fëmijëve, por edhe mbulimin e këtyre rasteve nga vetë kisha. Falë këtij investigimi, pesë priftërinj katolikë u shpallën fajtorë për abuzim seksual me të mitur. Puna hulumtuese e këtyre gazetarëve është përmbledhur në një botim: “Krizë në kishën katolike”.
– Gazetarja Christine Pelisek ka ndihmuar në çështjen e një vrasësi serial, i cili për 3 dekada vrau 38 gra me ngjyrë në Kaliforni. Shkrimet hulumtuese të Pelisek, me intervista të mbi 100 grave, ndihmuan policinë në identifikimin e vrasësit. Në vitin 2016, Lonnie David Franklin JR u shpall fajtor për vrasjen e 10 grave dhe u dënua me vdekje. Pelisek e përmblodhi historinë në librin “The Grim Sleeper”, në të cilin përshkruan, veç të tjerash, edhe detaje të krimeve brutale, tregon për dështimin e sistemit të drejtësisë dhe për jetën e viktimave.
– Kur themeluesja e shoqatës Ateistët Amerikanë, Madalyn O’Hair, u zhduk bashkë me të birin dhe mbesën në vitin 1995, të gjithë menduan se ajo u largua diku me dëshirën e saj. Një vit më vonë, gazetari John MacCormack iu kthye çështjes dhe kuptoi se shumë fije nuk lidheshin. Pas 3 vjet hetimesh dhe me ndihmën e një dedektivi privat, MacCormack arriti të lidhte një kufomë të copëtuar të gjetur në vitin 1995 pikërisht me gruan e zhdukur. Jo vetëm kaq, raportimi i tij ndihmoi në kapjen e dy burrave për vrasjen e Madalyn O’Hair dhe familjes së saj.
– Kur gruaja e një biznesmeni u përdhunua në vitin 1957, ajo u tha oficerëve të policisë se sulmuesi i saj ishte një burrë me ngjyrë. Megjithatë, disa ditë më vonë, një djalë i bardhë me probleme mendore u arrestua për këtë krim. Pa një proces të mirëfilltë gjyqësor, Jesse Daniels u mbyll në çmendinë. Por historia nuk përfundoi këtu. Gazetarja dhe shkrimtarja Mabel Norris Reese punoi fort për të gjetur atë që mendonte si të vërtetë. Me ndihmën e nënës së Jesse, shkrimtarja më në fund ia doli ta nxirrte djalin spitali dhe t’i pastronte emrin. E gjithë ngjarja është trajtuar në një botim me titullin “Në dritën e diellit”.
Përgatiti: Elona Qose
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024