Pas 6 ditësh është bërë e mundur hapja e aksit Bogë-Theth në Shkodër. Ky aks ishte bllokuar totalisht pas situatës nga moti i keq. Firma kontraktuese dhe ARRSH kanë punuar gjatë gjithë natës dhe kanë bërë të mundur hapjen e këtij aksi.
Aktualisht në rrugën Bogë-Theth qarkullimi bëhet vetëm me një kalim dhe duke përdorur zinxhirët. Ndërkohë po punohet për zgjerimin e rrugës me dy korsi.
Aksi Bogë-Theth është një ndër akset më problematike në veri gjatë stinës së dimrit. Ky aksi bllokohet shpesh nga ortekët e dëborës ashtu siç ndodhi edhe këtë vit, që u deshën 6 ditë për të bërë të munduar qarkullimin.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026