31.5 C
Tirana
22 / 06 / 2025

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

Kanë qenë të përziera reagimet e spektrit politik amerikan ndaj vendimit të Trump për të sulmuar Iranin.

Senatori republikan Mitch McConnell e përgëzoi Trump-in për ndërmarrjen e “veprimeve vendimtare” për t’i mohuar Iranit një armë bërthamore.

“Shfrytëzimi i kësaj mundësie nuk është një përshkallëzim drejt luftës, është një përgjigje e kujdesshme ndaj luftëdashësve në Teheran“, shkroi McConnell në rrjetet sociale.

Por nuk ishin në një mendje demokratët, të cilët i kanë dënuar sulmet.

Mark Warner, nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit, theksoi se vendimi i Trump rrezikon ta tërheqë SHBA-në në një tjetër luftë “pa fund”, që mund t’u “kushtojë jetë dhe burime amerikanëve për vitet që vijnë”.

Disa ligjvënës të tjerë demokratë evidentuan faktin se sulmet u kryen pa pëlqimin e Kongresit.

Kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez tha se kjo është një “shkelje e rëndë” e Kushtetutës dhe e Fuqive të Luftës së Kongresit, dhe përbën bazë të mjaftueshme për shkarkimin e presidentit.

“Ai ka rrezikuar në mënyrë impulsive të nisë një luftë që mund të na fusë në kurth për breza me radhë”, shkroi ajo në rrjetin X.

Edhe kongresmenja Rashida Tlaib gjithashtu i quajti sulmet “shkelje flagrante” të Kushtetutës amerikane dhe i bëri thirrje Kongresit të ndërhyjë menjëherë.

Ndërkohë, kongresmeni Jim McGovern e quan situatën “të çmendur”, ndërsa akuzoi Trumpin se i ka futur SHBA-të në mënyrë të paligjshme në luftë në Lindjen e Mesme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x